Në qendër të Athinës mbrëmjen e 9 majit u ekzekutua me breshëri plumbash Roan Brahimi, armiku i përbetuar i të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt.
Teksa ndodhej në automjetin luksoz Mercedez Benz A Class, nën shoqërinë e partneres së tij, Katerina Beqos, Brahimi u qëllua me breshëri plumbash, dy prej plumbave rezultuan fatal për 32-vjeçarin pasi njëri e kapi në kokë dhe tjetri pak më poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, në rrjet janë publikuar dhe pamjet nga ceremonia mortore e 32-vjeçarit Roan Brahimi. Të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Mes lotëve dhe dhimbjeve, ata lëshuan në qiell dhe disa tullumbaca me fotot e Roanit.
Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në qendër të Athinës. Sipas asaj që mediat greke raportuan më herët autorët kishin pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin. Sapo djali i tij kishte dalë nga mjeti për t’iu bashkuar fëmijëve të tjerë, autorët qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima me partneren e tij.
Dy plumbat rezultuan fatal për Roanin, ndërkohë fatmirësisht partnerja e tij, Katerina Beqo, nuk mbeti e plagosur.
Kush ishte Roan Brahimi?
Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.
Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.
Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.