Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Me 11 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Me 11 emigrantë të paligjshëm në makinë,
Foto ilustruese

Një tjetër rast i trafikimit të emigrantëve është goditur këtë të enjte në Gjirokastër.

Efektivët e policisë kanë kapur në flagrancë një 37-vjeçar i cili kishte fshehur në automjetin e tij 11 shtetas nga Vendet e Treta. Shtetasi 37-vjeçar nga fieri në bashkëpunim me një person tjetër transportonin emigrantë. Roli i bashkëpunëtorit ishte të kontrollonte rrugën në të cilën kalonte 37-vjeçari me emigrantët e fshehur në makinë.

Policia:

Një person është arrestuar këtë të enjte në Gjirokastër, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Po ashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi 37 vjeç, banues në Fier.

“Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit Xh. C., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte automjeti, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese