Fundi i ditëve të pushimit të fundjavës ka rikthyer dhe trafikun në aksin Elbasan-Tiranë.
Nga videot e ardhura në redaksinë tonë shihet vargu kilometrik i automjeteve të cilat kanë “ngecur” të bllokuara në trafik.
Shkak është bërë numri i lartë i qytetarëve të cilët kanë zgjedhur që fundjavën ta kalonin në zonat e Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës.
Një situatë e tillë përsëritet pothuajse çdo fundjavë pasi qytetarët e Tiranës zgjedhin që të “braktisin” kryeqytetin dhe të frekuentojnë ato vende ku zhurmat janë më të pakta.
Sakaq, efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po merren me menaxhimin e kësaj situate.
Sondazh
Poll