Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Mashtroi qytetaren për shtëpinë, ndërtuesi sulmon gazetarin: Ik se të q**a robt! Më do k**i

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Mashtroi qytetaren për shtëpinë, ndërtuesi sulmon
Ndertuesi sulmon gazetarin/ © facebook.com/Piranjatvshow

Ndërtuesi Alfred Beqaraj i kompanisë "S&S Construction sh.pk" është denoncuar mbrëmjen e djeshme për mashtrimin e një qytetareje për blerjen e një apartamenti, duke mos e përfunduar atë edhe përse paratë i ka marrë pesë vite më parë.

Me një historik problematik në aktivitetin e tij të ndërtimit që prej vitit 2014 si debitor, ka vijuar të nënshkruajë kontrata porosie me blerës të ndryshëm, edhe pse ligjërisht nuk mund të shesë asnjë apartament, për arsye të bllokimit të aksioneve nga Drejtoria e Tatimeve dhe disa shoqëri përmbarimore.

Një nga viktimat e Alfredit është Fatimja, e cila në fund të muajit tetor 2019 nënshkroi një kontratë me këtë sipërmarrës, për blerjen e një apartamenti në zonën e Freskut, i cili sipas kontratës do të përfundonte për 12 muaj, por që as pas 5 vitesh nuk ka përfunduar.

Për apartamentin me vlerë 59 mijë euro, Fatimja ka paguar më shumë se 40 mijë euro, të faktuara me dokumente, por nuk ka marrë as çelësat e shtëpisë dhe as paratë e saj.

Ajo i është drejtuar emisionit investigativ "Piranjat", i cili ka ndjekur rastin dhe është ballafaquar me ndërtuesin e kompanisë "S&S Construction sh.pk". Pronari Alfred Beqaraj është pyetur nga gazetari Freard Rista nëse do ja kthente paratë çiftit, por në vend të përgjigjes ka shpërthyer në një valë sharjesh e fyerjesh, deri në sulm fizik.

Ndiqni videon e publikuar nga emisioni "Piranjat" në Facebook, © facebook.com/Piranjatvshow

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese