Një bebe me peshë 5.1 kg ka ardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë, ditën e djeshme.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila shkruan se bebi Arlon gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën.
“Arloni është vogëlushi që sot ka ardhur në jetë në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke peshuar plot 5.1 kilogramë. Mirë se erdhe në jetë, Arlon uroj që rrugëtimi yt të jetë i mbushur me shëndet dhe gëzim”, shkruan ministrja.
Sondazh
Poll