Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ “Kërcet” thika në Vlorë, plagosen dy kushërinjtë jashtë klubit të natës, arrestohet 19-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Kërcet” thika në Vlorë, plagosen dy
Pamje nga arrestimi i te riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të diele ku mbetën të plagosur dy persona, një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar. Sipas njoftimit të uniformave blu lidhur me këtë ngjarje ka rënë në pranga një 19-vjeçar me ininciale S.C si dhe është proceduar penalisht një tjetër i ri.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një klubi, 19-vjeçari plagosi me thikë shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë policia u vu në lëvizje dhe bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e të riut, ndërkohë procedoi penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S.C, kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushërinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vlorë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.

Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.

Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese