Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Ishin në arrest shtëpie për drogë, arrestohen sërish në mes të parcelës me kanabis në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ishin në arrest shtëpie për drogë, arrestohen
320 bimë kanabisi janë asgjësuar në Vlorë

320 bimë kanabisi janë asgjësuar në Vlorë pas një aksioni anti-drogë në kuadët të megaoperacionit “Territor i pastër”. Pas një hetimi intensiv rezultoi se dy shtetas shkonin në mënyrë të vazhdueshme në Trevllazër.

Dy shtetas, një 23 vjeç dhe një 49 vjeç, të dy me masë sigurie “Arrest shtëpie” kanë thyer masën e arrestit për të shkuar të kujdeseshin për bimët narkotike. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori.

Po ashtu Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”. Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të kultivuara në Trevllazër.

Shpallet në kërkim dhe një 30-vjeçar, bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike. Asgjësohen 320 bimë kanabisi dhe sekuestrohen 1 makinë bujqësore traktor dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet kriminal. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Forest”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy këta shtetas me masë sigurie “Arrest shtëpie” në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë thyer gjatë kohës që merreshin përsëri me kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi. Gjatë operacionit, 2 shtetasit e vënë në pranga u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese