
Gjatë takimit të Edi Ramës me emigrantët e Italisë në periferi të Milanos, duket se ka ndodhur një incident mes kryebashkiakut socialist të Kamzës dhe një gazetari i cili ndodhej për të raportuar mbi takimin e dytë me emigrantët, pas atij në Athinë në kuadër të nismës “Rienergjizimi i diasporës”.
Incidenti ka ndodhur mes gazetarit të Piranjës, Eraldo Harlicaj i cili i ndodhur në takimin në Milano ka tentuar të marrë disa intervista nga kryebashkiakët socialistë të cilët kishin shkuar në krah të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Por në momentin që është afruar të zhvillojë një intervistë me kreun e Bashkisë Kamëz, Rakip Sulin, ky i fundit e ka shtyrë dhe i është drejtuar me një fjalë aspak të hijshme. “Ik ore legen!”.
“Rakip Suli: Ik na ler rehat, shiko punën tënde. Ik legen andej. Ik legen shiko punën tënde.
Gazetari: Legen?
20 mijë shqiptarë këtu, ai do të bëjë ndonjë lajm...
Zoti Sula është normale të thoni legen ndaj medias? T’i etiketoni gazetarët si legena?
Shoqërues i Rakip Sulit: Ik se na çmene
© Credits: Instagram.com/piranjatofficial/