Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Identifikohen ’’skifterët’’ e 100 mijë euroshit në Shkodër, të maskuar dhe me kapuça, ja si hynë në shtëpinë e ish mjekes

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Identifikohen ’’skifterët’’ e 100 mijë
Sendet e sekuestruara

Janë identifikuar dy personat që kryen vjedhjen e shtëpisë së mjekes në Shkodër më 12 shkurt.

Sipas njoftimit të policisë, hajdutët Frederik Shkambi, 27 vjeç dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë në shtëpinë e ish mjekes, të maskuar me maska, ku gjetën 100 mijë euro në dollapin e dhomës së gjumit.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa akuzohen për veprat penale ’’Vjedhja’’ dhe ’’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’.

Sakaq, nga kontrolli i kryer nga forcat policore në shtëpinë e 27-vjeçarit i janë gjetur 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 targa dhe sende të tjera të paligjshme, ndërsa në banesën e 34-vjeçarit janë gjetur sasi lëndësh narkotike cannabis sativa.

Sendet janë sekuestuar si provë materiale, teksa policia është duke punuar për kapjen e autorëve të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Të kërkuarit janë F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet e dosjes penale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese