Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ EUROPOL godet kartelin shqiptar të drogës në Dubai, financuan blerjen e mbi 7 tonë "të bardhë" nga Kolumbia për në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
 
VIDEO/ EUROPOL godet kartelin shqiptar të drogës në Dubai,
Pasurite, leket dhe drogerat e sekuestruara

Europol ka goditur një organizatë narkotrafiku shqiptare me qendër në Dubai. Grupi kriminal i trafikimit të drogës është “shkatërruar” pas një megaoperacioni të policsë europiane kundër krimit “Europol”.

Pas finalizimit të operacionit janë sekuestruar 7.2 tonë kokainë, 6,5 milionë euro cash, 1,5 mln euro në sende dhe bizhu floriri apo me vlerë, 48 armë dhe makina luksoze, që konfirmohet se janë sekuestruar në një goditje të madhe droge.

Klani akuzohet se ka vepruar si investitor në biznesin që siguronte miliona euro dhe siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia apo Ekuadori, me destinacion brigjet e Europës.

Anëtarët shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitore dhe siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia“, thotë Europol.

Europol ka vepruar në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe bëhet me dije se në këtë hetim i cili ka nisur prej muqjit qershor 2022, janë përfshirë Bullgaria, Kolumbia, Kosta Rika dhe Panamaja.

Pjesë e klanit të drogës ishin edhe shtetas nga Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja. Gjithashtu secili prej anëtarëve të organizatës kanë marr role të ndryshme brenda zinxhirit të trafikimit të drogës.

Burimet për policinë bëjnë me dije se nga hetimet e Europol, anëtarët e rrjetit janë fshehur në një kontenier për të hyrë fshehurazi në port me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorrën kokainë gjatë natës.

Ndërkohë në tetor të vitit 2024 janë sekuestruar 4.1 ton kokainë në Panama, ku destinacioni ishte Spanja.

Sipas hetimeve të realizuara në tre faza, nga dhjetori i vitit 2024 dhe janarit 2025 Europol shprehet se janë kryer 22 arrestime në Spanjë si dhe 27 kontrollesh shtëpish.

Organizata policore europiane shprehet se përveçse sasive të drogës janë sekuestruar 6.5 milionë euro cash, 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlerësuar rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli (vlerësuar rreth 1.5 milionë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese