Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Erion Bani e la në qeli, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Erion Bani e la në qeli, momenti kur Erion Veliaj mbërrin
Momenti kur Erion Veliaj mberin ne ambientet e paraburgimit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e paraburgimit në Durrës.

I pari i qytetit të Tiranës ka mbërritur paraditen e sotme në IEVP-në e Durrësit. GJKKO vendosi pas një seance maratonë ditën e djeshme që të linte në qeli kryebashkiakun Veliaj.

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e djeshme avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por gjyqtari Erion Bani vendosi lënien në qeli të kryebashkiakut.

Ndërsa, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, pasi kjo e fundit kërkojë një masë më të lehtë me arsyen se ka djalin e vogël për t’u kujdesur dhe se nuk ka askënd që ta ndihmojë.

Ndërkohë, siç raportuam dhe ditën e djeshme në seancë Veliaj mohoi akuzat duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij "i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë."

"Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes," tha Veliaj në gjykatë.

Seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por edhe pse me ndërprerje zgjati gjatë mbi 7 orë.  Gjithashtu e pranishme në seancë ishte dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e akuzuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të ardhurash në bashkëpunim me Veliajn.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin dhe 4 biznesmenët e tjerë të përfshirë në dosjen hetimore Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët mbeti në fuqi masa “detyrim paraqitje”, por ndryshe nga vendimi fillestar ata nuk do të paraqiten një herë në javë para agjentëve të BKH-së, por 2 herë në muaj. 

I pranishëm ishte dhe biznesmeni Elman Abule i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në dosjen hetimore te Veliajt, teksa as masa ndaj tij “arrest me burg” nuk ndryshoi.

Nuk munguan as debatet e shumta. Ka qenë kryebashkiaku ai i cili i iu drejtua me tone të ashpra prokurorit Olsi Dado duke i kujtuar se është në konflikt interesi pasi i ka dhënë një leje ndërtimi. Burime për mediat bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë së Tiranës "shpërtheu" ndaj prokurorit të Posaçëm Ols Dados, me kërkesën e të cilit sot Veliaj ndodhet pas hekurave.

Kryebashkiaku thuhet se i ka përmendur Dados “të mirat” që ia ka bërë duke i dhënë lejë ndërtimi, ndonëse aso kohe prokurori sipas kryetarit nuk i ka vlerësuar dhe “s’ka mbetur i kënaqur”.

Veliaj akuzohet për  “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vlen të theksohet se këto vepra penale dyshohen se janë konsumuar plot 9 herë nga çifti Veliaj – Xoxa, kjo e fundit me 3 akuza zyrtare, të cilat janë: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”

Faktet penale të evidentuara nga njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Posaçme që kanë çuar në burg Erion Veliajn: 

·  Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë – Dyshohet se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka përfituar në mënyrë të parregullt fonde publike nëpërmjet skemave të lejeve të ndërtimit dhe organizatave të lidhura me të.

·  Shpërdorim detyre – Erion Veliaj dyshohet se ka përdorur detyrën për të miratuar fondet publike dhe lejet e ndërtimit në favor të subjekteve të lidhura me të dhe familjen e tij.

·  Pastrimi i produkteve të veprës penale (neni 287 i Kodit Penal) – Fonde publike të përfituara përmes korrupsionit janë pastruar nëpërmjet OJF-ve, shoqërive tregtare dhe individëve të afërt me familjen e kryetarit të Bashkisë.

·  Fshehje pasurie dhe deklarim i rremë i pasurisë – Bashkëshortja e E.V., A.X., nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme dhe shpenzime të mëdha për blerje luksi, siç kërkohet nga ligji për deklarimin e pasurisë.

·  Falsifikim i dokumenteve financiare dhe lëshim faturash fiktive – Dyshohet se janë përdorur fatura të rreme për të fshehur origjinën e paligjshme të fondeve të përfituara përmes skemës së korrupsionit.

·  Mashtrim dhe shmangie fiskale – Kalimi i fondeve publike përmes OJF-ve dhe shoqërive tregtare dyshohet se ka ndodhur me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe maskimin e transaksioneve të paligjshme.

·  Mosdeklarim i interesave në organizata jofitimprurëse dhe subjekte fitimprurëse – A.X. nuk ka deklaruar pjesëmarrjen e saj në borde organizatash, të cilat kanë përfituar fonde publike dhe kanë qarkulluar shuma të mëdha parash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese