Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Emaili për bombë alarmon shkollat në Tiranë, nxënësit nxirren nga mësimi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Emaili për bombë alarmon shkollat në Tiranë,
Nxnesit e shkollave

Disa prej shkollave të kryeqytetit janë alarmuar mëngjesin e kësaj të premte nga një email anonim, ku kërcënonte për bomba. Policia e Shtetit menjëherë “u ngrit në këmbë” dhe shtriu kontrollet në të gjitha shkollat e Tiranës, mirëpo alarmi rezultoi të ishte fals dhe u dha urdhër që mësimi të vijonte normalisht.

Ora shënon 10:00 dhe aktualisht fëmijët duhet të ishin në bangat e tyre të shkollës. Por, si duket frika ka bërë që ata të nxirren nga procesi mësimor dhe me çanta mbi shpinë janë parë duke dalë nga shkollat e tyre.

Nga videot e ardhura në redaksinë e newsbomb.al fëmijët shihen duke lënë ambientet e shkollave të tyre grupe-grupe.

Kujtojmë se Emaili është dërguar nga profili “Shqipëria Shqipëria” dhe shkruhej se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla dhe se fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë”. Kërcënuesi duket se është ekstremist islamik, teksa merr si shembull sulmin në Nice të Francës. Policia e Shtetit është duke vijuar me kontrollet për zbulimin e personit që qëndron pas dërgimit të këtij emaili.

Përmbajtja e email-it kërcënues dërguar shkollës 9 vjeçare “Katund i ri” në Tiranë:

KA NJË BOMBË NË SHKOLLË

Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure

Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla Ne do të prerë qafën e tyre. Armiqtë E Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona Sheriati nuk i ndan jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor

Thashë: “O I Dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: “ata janë nga baballarët e tyre.” Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë

Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si Në Nice

Dhe ai do t’i presë turmat me thika Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhin veten në erë

Ne do t’ju mbytim në gjak.

VIDEO/ Emaili për bombë alarmon shkollat në Tiranë,

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese