Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ "Ej, na shpëtoni", momente tmerri te Komuna e Parisit, qytetarët kërkojnë ndihmë nga kati i 8-të pas zjarrit masiv

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ "Ej, na shpëtoni", momente tmerri te Komuna e Parisit,

Momente paniku dhe tmerri kanë përfshirë banorët e një pallat 8-katësh te ‘Komuna e Parisit’, ku një zjarr masiv ka përfshirë garazhin, duke bllokuar dhjetëra banorë në katet e sipërme.

Në pamjet e siguruara nga Newsbomb, dëgjohen britma dhe thirrje nga vendi i ngjarjes për ndihmë nga banorët e bllokuar, të cilët përpiqen të shpëtojnë nga tymi i dendur. "O na hidhni shkallë, zinxhirë, çfarë keni!" bërtet një prej tyre, ndërsa të tjerë thërrasin me dëshpërim "Ndihmë! Ej, na shpëtoni!".

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë me urgjencë për të shpëtuar banorët dhe shuar flakët, ndërsa policia ka rrethuar zonën për të shmangur rrezikun. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por situata mbetet kritike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese