Korça, pa diskutim është “kryeqyteti” i festave të fundvitet pasi ndër vite mbetet destinacioni i preferuar nga shqiptarët dhe të huajt.
Mbrëmjen e sotme në Korçë është mbajtur për të disatin vit radhazi, Festivali i Dritave në pedonalen e qytetit, ku janë ndezur qindra mijëra drita njëkohësisht duke lajmëruar kështu ardhjen e festave të fundvitit.
Të mbledhur në pedonalen e qytetit, qindra qytetarë kanë numëruar mbrapsht deri në ndezjen njëkohësisht të dritave festive.
Të gjitha dritat përgjatë pedonales te pemët, përreth shtëpive, institucioneve e bizneseve në këtë zonë nga Ushtari i Panjohur deri te Kulla që po merr formë pranë teatrit të qytetit, kanë ndriccuar Korçën në këtë fundvit.
Festa është shoqëruar nga muzika live e një prej grupeve më të mira të muzikës shqiptare përtej kufijve “OFFCHESTRA”.
Atmosfera do të vazhdojë në më pas edhe tek sheshi i “Pazarit të Vjetër” me performancën e DJ, për të kulmuar një natë magjike në Korçë.
Festa është shoqëruar edhe nga këngë të grupeve artistike e ‘sefie’ pa fund që kanë shoqëruar të pranishmit edhe pse mes frymës së dallueshme lehtësisht nga i ftohti që ka trokitur në Qytetin e Serenatave në këtë fillim dhjetori.