Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO E FRIKSHME/ Osumi merr përpara makinën me pasagjerë në Poliçan, efektivët dhe zjarrfikësit u shpëtojnë jetën

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO E FRIKSHME/ Osumi merr përpara makinën me pasagjerë në
Pamje nga operacioni i shpetimit ne lumin Osum

Dy banorë të Poliçanit janë shpëtuar nga efektivët e Policisë së Beratit dhe Forcat Zjarrfikëse, pasi rreth orës 02.30 të mëngjesit të kësaj të hëne kanë rrezikuar të mbyten duke kaluar lumin Osum.

Gjatë tentativës për të kaluar lumin më fuoristradë, lumi i rrëmbyer nga reshjet e ditëve të fundit ka marrë përpara makinën me dy personat që ndodheshin në të.

Shoferi dhe pasagjeri që lëvizte me të ishin duke kaluar lumin Osum nga fshati Malinat në fshatin Mbrakull dhe kanë rrezikuar të mbyten. Menjëherë sapo Policia ka marrë njoftim ka organizuar ekipet e shpëtimit dhe ka mbërritur në vendin e raportuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bënë të mundur lokalizimi dhe shpëtimi i dy shtetasve (banorë të zonës), si dhe nxjerrja e mjetit. Të dy shtetasit u transportuan me autoambulancë për kontrolle mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Policisë Berat, Poliçan

Rrezikuan të mbyteshin gjatë natës, pasi iu fundos mjeti me të cilin po kalonin lumin Osum, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato zjarrfikëse, shpëtojnë 2 shtetas (banorë të zonës).

Rreth orës 02:30, të datës 27.05.2024, sapo janë njoftuar për 2 shtetas të cilëve iu ishte fundosur mjeti me të cilin lëviznin, teksa kalonin lumin Osum, nga fshati Malinat në fshatin Mbrakull, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan dhe shërbimet e DVP Berat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për t’iu ofruar ndihmë këtyre shtetasve.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bënë të mundur lokalizimi dhe shpëtimi i 2 shtetasve (banorë të zonës), si dhe nxjerrja e mjetit. Të dy shtetasit u transportuan me autoambulancë për kontrolle mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Beratit fton çdo shtetas që ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë Policinë, pasi mbërritja dhe ndihma do të jenë të menjëhershme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese