Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Biznesmeni nga Tirana bie pre e mashtrimit, të rinjtë prezantohen si zyrtarë të lartë të shtetit dhe i marrin 20 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Biznesmeni nga Tirana bie pre e mashtrimit, të rinjtë
Momenti i shoqerimit te 26 vjeçarit ne Policine e Shtetit

Një biznesmen nga Tirana ka rënë pre e mashtrimit nga dy të rinj, të cilët i janë prezantuar përmes aplikacioneve të ndryshme të komunikimit online, si zyrtarë të lartë të shtetit dhe i kanë marrë një shumë prej 20 milionë lekësh.

Kur ka dyshuar se mund të ishte mashtruar, administratori i biznesit privat në Tiranë ka vënë në dijeni Policinë dhe menjëherë është organizuar puna për kapjen e autorëve.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Operacionalen dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Apps”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Shkëkqim Saraçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

26 vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20.000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50.000 euro.

Nga ana e shërbimeve të Policisë së Tiranës po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed