Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Asgjësohen mbi 6 mijë bimë kanabis në Shkodër, Kukës e Vlorë, shpallen në kërkim 4 vëllezërit në Selenicë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Asgjësohen mbi 6 mijë bimë kanabis në Shkodër,
Pamje nga operacioni

Policia e Shtetit ka “zbarkuar” në disa qytete të vendit me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të bluve mësohet se në Shkodër, Kukës dhe Vlorë janë asgjësuar mbi 6 mijë bimë kanabis.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë.

Gjithashtu, si rezultat i këtij aksioni policor është bërë i mundur identifikimi i katër autorëve, vëllezër, të cilët akuzohen se kanë kultivuar bimët narkotike në Selenicë. Si dhe janë proceduar penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

-shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur në fshatin Mazhar, 741 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka identifikuar 4 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, dhe po punon për kapjen e tyre. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mazhar dhe për inspektorin e pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë gjetur në fshatin Zahrisht, 1570 bimë narkotike. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe për inspektorin e pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

-shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë, 3754 bimë narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese