Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabisi në Fushë Krujë, nuk dihet kultivuesi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Asgjësohen mbi 1 mijë bimë kanabisi në Fushë
Bimë kanabisi në Fushë Krujë

Në zbatim të planit operacional “Territor i pastër", policia ka vijuar kontrollet në terren. Gjatë kontrolleve në dy fshatra të Fushë Krujës, Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese