Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Ankorohet në Portin e Durrësit anija “Moliva”, pritet shkarkimi i 102 kontejnerëve me “mbetje toksike”

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ankorohet në Portin e Durrësit anija “Moliva”,
Anija me kontejneret ne Durres

Anija me kontejnerët e raportuar me "mbetje toksike" është ankoruar mëngjesin e kësaj të premte në Portin e Durrësit. Ashtu si dhe u bë me dije ditën e djeshme anija “Molivia” është futur në port dhe do të ankorohet në kalatën e terminalit të kontejnerëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas ankorimit do të nisë dhe shkarkimi i kontejnerëve për tu zhvendosur më pas në drejtim të Porto Romanos ku dhe është përgatitur vendi për sistemimin e tyre.  Bëhet fjalë për një territor në menaxhimin e Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Prokuroria e Durrësit vendosi zbarkimin e 102 kontejnerëve të anijes “Moliva” në një vend të sigurt, larg zonave të banuara dhe të ruajtura mirë. Kjo ngarkesë e cila raportohet të jetë 2100 ton, do t’i nënshtrohet hetimeve dhe analizave të mëtejshme për të verifikuar dhe rrezikshmërinë që këto mbetje mbartin.

Anija "Moliva" mbërriti në bregun përballë Portit të Durrësit mëngjesin e së hënës, datë 28 Tetor dhe ndaloi, në pritje të urdhrit për futjen në radë.

Anija ka një gjatësi prej 133.7 metra dhe gjerësi 22.7 metra, ndërsa është raportuar se po kthen në Shqipëri ngarkesën me "mbetje toksike" që nuk u pranua në Tajlandë, pas alarmit ndërkombëtar të dhënë nga një organizatë e quajtur Rrjeti i Bazelit.

Neësbomb.al raportoi ekskluzivisht muaj më parë, për një sasi prej 800 tonësh mbetje të rrezikshme që kishte dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria dhe ishte nisur drejt Afrikës së jugut. Dy anije të kompanisë së transportit “MAERSK” fikën GPS pasi alarmi u dha në gjithë botën.

Ishin 102 kontejnerë me pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, të cilat janë dërguar në mënyrë të paligjshme drejt Tajlandës dhe alarmi u dha vetëm kur dy anijet kishin nisur rrugën. Pas ditësh kërkime, dy anijet u lokalizuan dhe ngarkesat po kthehen mbrapsht.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontejnerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Por përpara se të mbërrijnë në Durrës dhe përmbajtja e tyre të verifikohet, ato kanë prodhuar një kakofoni me akuza politike, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit dhe Zyra kundër Mashtrimit e Komisionit Europian, OLAF, kanë inicuar hetime.

Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontejnerëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese