Prej dy ditësh në vendin tonë janë regjistruar disa vatra zjarri, kryesisht në Fier, Vlorë. Ndërsa ditën e sotme flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe në fshatin Penkovë, të bashkisë Selenicë.
Nga zjarri në këtë sipërfaqe toke janë djegur disa pemë dhe bimësi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa automjete zjarrfikëse ku po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri ka rënë larg zonës së banuar dhe nuk ka rrezik për banesat.
Ndërsa ditën e djeshme një vatër e madhe zjarri u regjistrua në kodrinat me ullishte në fshatin peshtan të Fierit, ku për shkak të erës së fortë ishte e vështirë shuarja e zjarrit.
Sondazh
Poll