Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Aksidentohet furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë, shoferi pësoi atak kardiak

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Aksidentohet furgoni i Ministrisë së
Pamje nga aksidenti

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësi është aksidentuar paraditen e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake mësohet se shoferi, Ardjan Stafa rreth 50-vjeç, teksa drejtonte mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe fatkeqësisht 50-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se personat e tjerë të cilët ndodheshin në mjet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese