Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në hyrje të Lezhës, tre makina përplasen njëra pas tjetrës, dy të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Aksident i rëndë në hyrje të Lezhës, tre makina
Pamje nga aksidenti në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Lapidarit në Shëngjin. Tre automjete janë përfshirë në aksident duke u përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të Shëngjinit.

Për pasojë nga aksidenti i trefishtë janë plagosur disa persona, por dy prej tyre kanë marrë lëndime të shumta. Dy të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Lezhës për mjekim.

Për shkak të aksidentit të trefishtë hyrja e Shëngjinit është bllokuar duke shkaktuar një radhë të gjatë me automjete në pritje.

Qarkullimi është devijuar në segmentin Kunë-Lezhë deri në zhbllokimin e aksit rrugor të bllokuar nga tre automjetet e përplasura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese