
Pamje nga aksidenti
Një aksident i frikshëm raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Sipas informacioneve praprake mësohet se një trajler është përplasur me një mjet të vogël.
Nga pamjet e publikuara nga “JOQ” shihet teksa automjeti tip “Passat” është shkatërruar si pasojë e përplasjes, ndërsa trajleri është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas asaj që thuhet nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes mësohet se ka njerëz të cilët janë të bllokuar në mjetet. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima.
Lidhur me këtë ngjarje nuk ka një njoftim zyrtar, priten më tepër detaje në vijim.
Sondazh
Poll