Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ 41-vjeçari “grin” dyqanet e telefonave në Tiranë, arrestohet nga Policia

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ 41-vjeçari “grin” dyqanet e telefonave në
41 vjeçari ne dyqanet e telefonave

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi vodhi dy telefona në një biznes. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi me ininciale G.H, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në datën 25 mars ka vjedhur në celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa në datën 1 prill ka vjedhur një tjetër celular, kësaj here në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte kryer vjedhje në dy biznese në zonat respektive të dy komisariateve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Story”.

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese