
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 15-vjeçarin Vehip Peçi nga Gjirokastra, i cili i dha fund jetës së tij më 20 prill duke u vetëvarur në shtëpinë e tij në fshatin Valarë.
Ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka qenë shoku i 15-vjeçarit i cili ka treguar disa detaje nga jeta e viktimës, ku shprehet se kanë pasur miqësi të ngushtë.
Gjithashtu, bashkëmoshatari tregon se Peçi ka pasur probleme familjare, por thekson se nuk ka qenë kurrë i bullizuar pasi sipas tij ka qenë shumë social dhe nuk shfaqte asnjëherë shenja trishtimi.
“Me Veipin njihesha në fillim të klasës së 10. Ai ishte shoku i parë që bëra në klasë. U miqësuam shumë shpejt. Unë personalisht e kam patur shok të ngushtë dhe me të rrija gjatë gjithë ditës. Ishim në një klasë dhe uleshim bashkë shumicën e kohës. Familja e tij nuk kishte asnjë problem ekonomik. Ishin një familje e rregullt dhe në gjendje të mirë ekonomike.
Veipi nuk bulizohej asnjëherë. Personalisht akoma nuk arrij ta kuptoj se përse e beri, por mesa kam parë dhe dëgjuar, thonë që ka pasur probleme familjare. Unë e kam takuar për herë të fundit të premten pasi mbaruam mësimin, ai më shoqëroi deri në shtëpi. Patëm vetëm një bisedë normale asgjë e veçante si çdo ditë. Ai nuk jepte asnjë shenjë trishtimi, po të ishte shprehur, do e kisha pyetur për më shumë për ta ndihmuar. Nuk e njoh të dashurën e tij, por ai e përmendte gjithmonë.” tha ai.
Ndërkohë, deklaratën e tij e vijon duke treguar dhe një histori nga e kaluara e 15-vjeçarit, ku shpreh se nëna e Peçit e kishte denoncuar më parë, pasi sipas tij ajo kishte parë një video ku shihej se viktima ka tentuar të mbyste një fëmijë më të vogël në moshë, por ai theksoi se çdo gjë kishte qenë vetëm një shaka.
Ndër të tjera, tregon dhe mospraninë e të atit të të miturit, pasi sipas tij ai nuk e takonte shpesh, ku gjithashtu dhe e ëma nuk i kishte kushtuar vëmendje pasi ajo ka menduar se 15-vjeçari i bënte këto veprime për vëmendje.
“Një ditë më para mamaja e tij e kishte denoncuar në polici të premten djalin e saj për dhunë, sepse para disa kohësh ishin me shokët e bënin lojëra kot dhe shaka me njëri tjetrin duke bërë mundje në fshat. Ishte bërë një video kur Veipi po mundohej me një fëmijë tjetër më të vogël dhe po tentonte ta mbyste, por ishte vetëm një shaka. Mamasë nuk i bënte fare përshtypje.
Nuk e di nëse ai foli me dikë se nëna e kishte denoncuar. Ai e kishte pohur si gjë ditën e ngjarjes te shokët e fshatit dhe nëse do reagonin s’do të kishte kohë. Babain nuk e kishte pranë. Kishte marrëdhënie të mira me të, por e takonte shumë rrallë dhe qëndronte shumë pak me të. Ai i kishte thënë nënës që do kryente vetëvrasje, por ajo kishte thënë të tjerëve që ai bënte për të tërhequr vëmendje.” theksoi shoku i 15-vjecarit.
Sakaq, shoku i 15-vjeçarit ka treguar se Peçi kishte lënë një letër një ditë më para se të merrte vendimin fatal, ku kishte shpërndarë shpesh në platformën “TikTok” postime për vetëvrasjen e tij, por thekson se asnjë nga shokët nuk e ka marrë seriozisht.
“Pyeta disa kushërinj të tij dhe më thanë që rreth orës 1 e drekës pasi kishte ikur në shtëpi sepse kishte dalë me shokët në fshat, kishte përmendur edhe një letër që në rast se do vdiste aty do shpjegonte çdo gjë. Atë ditë më dërgonte disa foto që kishim bashkë pasi kishim luajtur playstation. Të gjithë menduam se ishte një shaka që ai do bënte vetëvrasje sepse ishte një person shumë mirë psikologjikisht dhe s’kishte shfaqur asnjë problem.
Kohët e fundit kishte filluar të bënte disa poste në Tik-Tok në lidhje me vetëvrasjen. Ai ishte një person shumë social. Një ditë i kishte ikur furgoni dhe mori mamin në telefon dhe e pyeti se kur do shkonte ta merrte se aty ishte një urë të madhe. Unë mendoj se shkaku i vetëvrasjes është bërë familja pasi mamaja e tij nuk i dilte asnjëherë në krah.” përfundoi ai.
Sondazh