Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vettingu pezullon për 1 vit nga detyra prokurorin Juljan Çafka dhe e dërgon në shkollë

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu pezullon për 1 vit nga detyra prokurorin Juljan Çafka dhe e
Prokurori Julian Çafka pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj

Prokurori i Gjirokastrës është pezulluar për një vit nga detyra dhe është dërguar për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, po për një periudhë njëvjeçare. Juljan Çafka kishte marrë më parë konfirmimin nga shkalla e parë e vettingut, por vendimi u ankimua.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 72/2021, datë 23.11.2021:

- Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator pasi disa çështje të denoncuara nga publiku, ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Gjirokastrës nuk u konsideruan penalizuese.

Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pas konstatimit të problemeve që lidhen me profesionalizmin. Dy çështje të hetuara prej prokurorit Juljan Çafka në vitet 2018 dhe 2019 u dërguan në ILD për “inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”.

Në një seancë ballafaquese, ai i justifikoi problemet e gjetura me ngarkesën e lartë në punë, kompleksitetin e çështjeve dhe këmbënguli që ato nuk ishin të tilla sa të ndëshkoheshin nga institucionet e rivlerësimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese