Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vettingu nxjerr nga sistemi Alfred Ballën, shkarkohet kreu i Qeverisë së Prokurorëve

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu nxjerr nga sistemi Alfred Ballën, shkarkohet kreu i Qeverisë
Në foto: Alfred Balla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash ka vendosur largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet të kreut të KLP, Alfred Balla. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme në KPA, ku u pranua ankimimi i Komisioinerit Publik.

"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare", thuhet në vendimin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Kujtojmë se Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për përfundimin e vettingut pa një vendim përfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut aktual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Ballhysa e cilësoi vendimarrjen e shumicës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese dhe kërkon ndryshimin, ku veç ndërprerjes së vettingut, kërkoi që ndaj Ballës të caktohet edhe sanksioni që i ndalon emërimin në disa pozicione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, përfshi dhe funksionin që ai mban aktualisht.

Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik të vitit 2017.

Kreu i KLP-së, Alfred Balla më herët tha se ankimi i komisionerit “e kishte habitur”, pasi sipas tij ishte ndjekur një praktikë tjetër për rastet analoge.

Balla tha se nuk ishte larguar me dorëheqje nga detyra si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, por ishte liruar. Sipas tij, procedura e e vettingut si këshilltar duhej të ishte pushuar pa vendim përfundimtar para 5 viteve. I pyetur nga BIRN nëse kjo situatë ndikonte në ushtrimin e funksionit të tij si anëtar dhe kryetar i KLP-së, Balla tha se “s'ka lidhje”.

Kreu i KLP-së, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vettingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.

Por, dy prej anëtareve në shumicë, kryesuesja Xhensila Pine dhe relatorja Alma Faskaj, vlerësuan se Balla nuk ishte më subjekt rivlerësimi dhe se procesi i tij duhej mbyllur pa vendim përfundimtar. Pine dhe Faskaj arsyetuan se Balla nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe se statusin e kishte humbur për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Në pakicë, komisionerja Valbona Sanxhaktari paraqiti mendim paralel. Ajo vlerësoi të rëndësishëm statusin ligjor në të cilin është gjendur subjekti në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për vettingun e magjistratëve, si dhe vullneti apo qëndrimi i Ballës në raport me ecurinë e procesit të rivlerësimit. Sipas saj, Balla ose duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar, ose duhej t'i nënshtrohej dispozitave të nenit “G” të aneksit të kushtetutës që përcaktojnë ndërperjen e vettingut me sanksionim 15-vjeçar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese