Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vetëvrasja e polices 21 vjeçare në Tiranë, arrestohet i dashuri: Fshiu mesazhet nga telefoni i saj pasi vdiq

Shkruar nga Newsbomb
Vetëvrasja e polices 21 vjeçare në Tiranë, arrestohet i
Policja e vetevrare, Aldorjana Loshi

Një 28 vjeçar nga Kamza është arrestuar pas vetëvrasjes së polices Aldorjana Loshi, në zonën e "Ali Demit", shkruan neësbomb.al. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ky shtetasi Endri Nika akuzohet për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

"Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases Aldorjana Loshi, dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen Aldorjana Loshi, në telefonin e saj", thuhet në komunikatën zyrtare.

28 vjeçari është i dashuri i polices 21 vjeçare që u vetëvra, ndërsa shkaqet që e shtynë atë drejt vetëflijimit nuk dihen. Dyshimet paraprake janë për konflikt mes të rinjve.

Vetëvrasja e polices 21 vjeçare në Tiranë, arrestohet i
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Tirane

Aldorjana Loshi dhe partneri i saj dyshohet se kanë pasur debate të forta ditët e fundit dhe pak momente para se ajo t'i jepte fund jetës me armën e shërbimit. Madje, nga mesazhi i fundit që i ka shkruar 28 vjeçarit, kuptohet se ajo ishte e bindur për veprimin që do të ndërmerrte më vonë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e policja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

Ndryshe nga sa është raportuar dje, dera e shtëpisë ku Aldorjana Loshi jetonte me nënën dhe vëllain nuk është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse, por ka qenë e hapur dhe i pari në vendin e ngjarjes ka shkuar pikërisht i dashuri i 21 vjeçares.

Endri Nika ka njoftuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Tiranës dhe më pas ka hapur celularinë e Aldorjanës, duke fshirë të gjitha mesazhet me të.

Vetëvrasja e polices 21 vjeçare në Tiranë, arrestohet i
Aldorjana Loshi, efektivja e vetevrare ne Tirane

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese