Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vetëm pak minuta pasi maturantët u futën në klasa, del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm pak minuta pasi maturantët u futën në klasa, del teza
Foto ilustruese

Teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë, provim i cili zyrtarisht ka nisur prej orës 10.00 të kësaj të hëne dhe vijon dhe aktualisht deri në orën 12.30, ka dalë në internet.

Siç shihet dhe nga fotot, teza me variantin A dhe B ka dalë në rrjetet sociale. Tezat po qarkullojnë në rrjetet sociale, teksa maturantët kanë vetëm pak minuta që kanë nisur provimin.

Vetëm pak minuta pasi maturantët u futën në klasa, del teza
 

Nuk dihet nëse tezat janë fotografuar nga vetë maturantët, pasi me rregull asnjë prej tyre nuk duhet të mbante celular në sallë.

Kujtojmë që dhe me 3 qershor, me provimin e Anglishtes ndodhi i njëjti skenarë, ende pa u futur maturantët në klasë, teza qarkulloi në rrjetet sociale.

Sot, 10 qershor, mijëra maturantë në gjithë vendin po zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore. Janë rreth 28 mijë maturantë që po testojnë dijet në provimin final të Gjuhë dhe Letërsisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese