
Foto arkivë
Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit gjatë orëve të natës dhe këtë të premte.
Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Bogë.
Sipas raportimeve akset rrugore Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora që ka rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm.
Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit e automjeteve. Gjithashtu raportohet edhe për disa probleme me energjine elektrike.
Sondazh
Poll