Hapësire reklamuese


Aktualitet

Vendosën përfundimin e mandatit për Alfred Ballën, KLP zgjedh nesër kryetarin e ri

Shkruar nga Newsbomb
Vendosën përfundimin e mandatit për Alfred Ballën, KLP
Pamje nga mbledhja e shkuar e KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një mbledhje për të zgjedhur kryetarin e ri të KLP-së, pas vendimit për të përfunduar mandatin e kreut të saj, Alfred Balla.

Në njoftimin e publikuar thuhet se mbledhja do të zhvillohet në orën 9:30 të mëngjesit të së premtes, dhe në rend dite do të jetë "Zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë".

Gjithashtu, bëhet me dije se në mbledhje do të jenë të pranishëm, përpos anëtarëve të institucionit edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, programet U4JUSTICE dhe OPDAT si dhe media.

"Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme",- thuhet në njoftimin e publikuar nga KLP-ja.

Më 27 maj të muajit të shkuar, KLP vendosi për përfundimin e madatit të kryetarit, Alfred Balla me 9 vota pro dhe 1 kundër.

Mbledhja u thirr nga nënkryetari, Tartar Bazaj me objekt “Deklarimin e mandatit të mbaruar” për kreun e KLP-së, Alfred Balla. Megjithatë edhe pse mbledhja u zhvillua midis tensioneve, u vendos përfundimisht për largimin e tij nga kryesia e KLP-së. Balla nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje, por atij ju komunikua vendimi më pas nga nënkryetari Bazaj.

Kujtojmë se vendimi i anëtarëve të KLP-së erdhi pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për përfundimin e procesit të Vettingut për të dhe përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Më herët raportuam edhe fjalën e Ballës, i cili tha se vendimi i KPA-së nuk do të ndikonte pozicionin e tij aktual në krye të KLP-së, dhe se do t’a dërgonte çështjen në Strasburg, pasi vendimi i marrë ndaj tij ishte i padrejtë.

Vendosën përfundimin e mandatit për Alfred Ballën, KLP
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese