Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VENDIMI/ Togat e Zeza lënë në burg Noizyn për Kosovën, por Gjykata e Tiranës ia “pason” Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
VENDIMI/ Togat e Zeza lënë në burg Noizyn për Kosovën,
Noizy, Gjykata e Tiranë dhe e Durrësit/ Fotomontazh

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të lërë në burg Rigels Rajkun, i njohur ndryshe me emrin artistik Noizy. Togat e Zeza e kanë vleftësuar si të ligjshëm arrestimin e këngëtarit të njohur, i cili është sanksionuar me këtë masë sigurie për llogari të Kosovës që kërkon ekstradimin e tij. Organi i akuzës në Prishtinë ka kërkuar shtetit shqiptar përmes homologëve atje, vënien në dispozicion të reperit për veprën penale të konsumuar në shtetin kosovar.

Sot, në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Tiranës, cilësohej se Noizy është arrestuar ditën e djeshme në orën 7:30 të mëngjesit. Megjithatë, organi ligjzbatues në kryeqytet ka evidentuar se nuk mund të gjykojë në themel subjektin në fjalë, për shkak të mungesës së kompetencës tokësore. Nisur nga rrethanat dhe rrezikshmëria që paraqet këngëtari, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar vetëm arrestin e tij.

Kësisoj, është Gjykata e Durrësit që do të mund të shqyrtojë dhe vendosë për Rajkun, nëse do të ketë një apelim nga ai ose përfaqësuesit e tij mbrojtës për masën e sigurisë që mund të bëhet Brenda 5 ditësh. Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës thuhej:

- Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

- Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

- Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

- Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

- Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

- Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

- Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed