Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendi bosh që pas vdekjes së Arben Tafajt, zgjidhet kryetari i ri i shoqatës “Tirana” (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vendi bosh që pas vdekjes së Arben Tafajt, zgjidhet kryetari i ri i
Ne foto: I ndjeri Arben Tafaj

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës “Tirana” filloi me një minutë heshtje në nder të ish-kryetarit të ndjerë Arben Tafaj, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 3 dhjetorit të vitit të kaluar.

Më pas kjo mbledhje vijoi me zgjedhjen e kreut të ri të Shoqatës “Tirana”, pozicion i cili ishte vakant pas humbjes së parakohshme e të papritur të Tafajt.

Këshilli Drejtues vendosi që ky post të mbahet në vijim nga Ruzhdi Keçi. Ndërkohë, me votim unanim u vendos dhe anëtarësimi i djalit të Arben Tafaj, Endri Tafaj në Këshillin Drejtues.

Ruzhdi Keçi është Profesor i Asociuar, prej 30 vjetësh anëtar i kryesisë së shoqatës Tirana, ish kryetar i Bashkisë Kamëz, ish Prefekt i Tiranës, pedagog e një intelektual i spikatur.

Pas diskutimesh dhe votimit Këshilli Drejtues miratoi:

1.Ndryshim në Statutin e Shoqatës dhe konkretisht dispozitë shtesë që ka të bëjë me organizimin e Këshillit Drejtues.

2. Anëtarësimin e Endri Arben Tafaj në Këshillin Drejtues.

3.Komandimin e Ruzhdi Keçi për drejtimin e Shoqatës “Tirana” si Kryetar i ri i saj.

Kujtojmë se mëngjesin e 3 dhjetorit të vitit të kaluar, familja Tafaj dha lajmin e trishtë për vdekjen e politikanit dhe qytetarit model, Arben Tafaj. Ai u rrëzua aksidentalisht nga shkallët në shtëpinë e tij dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Tironsi i mirë dhe miku i të gjithëve u nda nga jeta duke lënë mbrapa një dhimbje të madhe te të gjithë, familjarët, kolegët e miqtë e shumtë.

Politikani 63 vjeçar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, një përfaqësues i palodhur i qytetarëve dhe një derë e hapur për këdo që kishte një shqetësim.

Arben Tafaj ishte një intelektual i kryeqytetit dhe kryetar i Shoqatës "Tirana" prej vitit 2001. Ai mbante dhe titullin ndërkombëtar “Ambasador i Paqes” akorduar nga Organizata Ndërkombëtare, “Universal Peace Federation Inter-religious and International Federation for World Peace”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese