Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Vëllain e ka ambasador, po shkatërron protestën", Andi Tepelena i përgjigjet Olsi Jazexhi: Diplomati Ilir Tepelena nuk ka asnjë lidhje me mua! S'jam i MJAFT-it

Shkruar nga Newsbomb
"Vëllain e ka ambasador, po shkatërron protestën", Andi
Ilustrim: Olsi Jazexhi dhe fotografia e tij per Andi Tepelenen nga protesta

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Tiranës në protestat për Zvërnecin, dhe jo vetëm, që prej ditësh po mbledhin mijëra njerëz në bulevardin përballë Kryeministrisë, ka nxitur personazhe të njohur dhe teori konspirative se kush qëndron prapa tyre.

Një prej tyre është edhe Olsi Jazexhi, i cili akuzon aktivistin Andi Tepelena se ka marrë kontrollin e protestës me foninë dhe mikrofonin me të cilin flasin qytetarët, duke theksuar se vëllain e ka ambasador dhe i shërben regjimit të Edi Ramës.

Ai i referohet diplomatit shqiptar Ilir Tepelena dhe nisur nga mbiemri i njëjtë, pretendon se ai është vëllai i Andi Tepelenës.

"Andi Tepelena, themelues i MJAFT-it thote qe sot do kete pak fjalime. Do kete vetem 5 fjalime dhe me pas njerezit do shperndahen. Nuk do kemi fjalime raciste (dmth kunder Izraelit). Andi Tepelena, vellai i Ilir Tepelenes, ambasador ne Ceki, po i ben Rames dhuraten me te madhe. Protesta u vra nga agjentet e Sorosit. Besoj qe Andi Tepelena do marri leke te papare per kete shkaterrim te protestes qe po ben", shkruan Olsi Jazexhi.

"Vëllain e ka ambasador, po shkatërron protestën", Andi
Postimi i Olsi Jazexhi

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar menjëherë edhe aktivisti Andi Tepelena, i cili thotë se gjithçka që ka shkruar Olsi Jazexhi është një gënjeshtër.

Për më tepër, aktivisti thotë se diplomati i nderuar Ilir Tepelena nuk është vëllai i tij, pavarësisht mbiemrit të njëjtë. Andi Tepelena sqaron se vëllai i tij jeton dhe punon në Itali dhe ushtron profesionin e teknikut mekanik.

"Sot disa port(h)ale kanë  marë në të qindat e sekondit pa e verifikuar më parë, statusin e Olsi Jazexhiut ku shkruan disa gënjeshtra groteske. Nuk kam ndërmend të merem me këtë individ se jam i fokusuar në rrëzimin e Edi Ramës, por më duhet të bëj një sqarim publik se nuk kam fare lidhje me levizjen Mjaft. Së pari unë kam ikur nga Shqipëria  më 2 Korrik 1990 me ngjarjet e ambasadave dhe jam kthyer në Shqipëri zyrtarisht në vitin 2010. Jam me profesion menaxher arti dhe ekspert në fushën e trashëgimisë kulturore dhe nuk më ka lidhur asgje, në kuptimin politik, me lëvizjen Mjaft, por pak rëndësi ka kjo. 

Së dyti Ambasadori i nderuar në Çeki, Ilir Tepelena, nuk është im vëlla. Kemi të njëjtēn mbiemër, por im vëlla jeton dhe punon në Itali dhe ushtron profesionin e teknikut mekanik.  Nuk di çfarë lloji CHATGBT përdor Olsi Jazexhiu, por ky nuk është problemi im", shkruan aktivisti Andi Tepelena.

"Vëllain e ka ambasador, po shkatërron protestën", Andi
Postimi i aktivistit Andi Tepelena

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese