Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Veliaj shemb shkollën "Edith Durham" pa aprovim, nxjerr në rrugë fëmijët brenda ditës! 494 mln lekë për godinën me të njëjtat klasa

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj shemb shkollën "Edith Durham" pa aprovim, nxjerr në
Shkolla ‘Edit Durham’

Një vit më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla ‘Edit Durham’, një nga shkollat ikonike në kryeqytet do të rindërtohet në paketën e radhës.

Ndërsa gjat verës, prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare u pyetën si dhe u kërkua aprovimi për rindërtimin. Bashkia Tiranë hapi dhe një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth 496 milionë lekë.

Sipas njoftimit të shkurtuar të kontratës, i gjithë procesi i ndërtimit do të finalizohet për dhjetë muaj.

Sipas bashkisë godina e re do ndërtohet sipas normave dhe standardeve europiane, duke bërë një përmirësim të kushteve.

Prindërit e kanë kundërshtuar rindërtimin, pasi godina e r do kishte të njëjtin numër klasash dhe mësimi do vazhdonte të zhvillohej edhe turnin e dytë.

Por duket se bashkia e ka bërë fakt të kryer, pasi ditën e sotme një situatë e paprecedentë është shënuar, ku Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës kanë vendosur që të shembin shkollën brenda ditës, duke gjetur të papërgatitur jo vetëm nxënësit, por edhe vetë stafin.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të fusë në proces rikonstruksioni shkollën “Edith Durham”, ku në një proces të fshehtë e me mungesë transparence ka kryer të gjithë procedurat e ka marrë vendim për spostimin e fëmijëve, brenda një dite.

Njoftimi u është shpërndarë ditën e sotme prindërve, e sipas drejtorisë së Shkollës ai është marrë po sot nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë. Sipas këtij njoftimi, duke filluar nga dita e hënë mësimi për të gjitha klasat do të zhvillohet në Shkollën Emin Duraku, në turnin e dytë.

Në bazë të shkresës së Zyrës Vendore Arsimore Tiranë me nr 859 prot datë 5.11.2024, lidhur me rindërtimin e shkollës “Edith Durham” ju bëjmë me dije se:

- Ditën e hënë, datë 11.11.2024 mësimi për të gjitha klasat nga grupi përgatitor deri në klasën e 9-të do të zhvillohet në shkollën “Emin Duraku” pasdite.

- Lidhur me orarin mësimor dhe vendosjen e klasave do të njoftoheni në ditët në vazhdim”- thuhet në njoftim.

Lëvizja dhe zhvillimi i mësimit në orët e vona të pasdites, shkakton jo pak probleme tek nxënësit, por në veccanti tek klasat e para e të nënta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese