Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Itali, përplaset me motor me murin (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Itali, përplaset me
I riu shqiptar dhe pamje nga aksidenti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmje e 1 qershorit në Bienno në Vallecamonica, në provincën e Brescias. 17-vjeçari shqiptar, Alen Karaboja ka humbur jetën tragjikisht.

I riu ndodhej në një festë ditëlindje kur vendosi që së bashku me shokun e tij të bënin një xhiro me motoçikletë, që për fat të keq rezultoi fatale.

Sipas asaj që mediat italiane bëjnë me dije 17-vjeçari shqiptar teksa po drejtonte motoçikletën humbi papritur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me murin.

Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Itali, përplaset me
I riu shqiptar qe humbi jeten

Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca, mirëpo gjendja shëndetësore e të riut shqiptar ishte e rëndë. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Pas ngjarjes tragjike vëllai i adoleshentit shqiptar ka prekur me fjalët e ndjera.

“Do të të dua gjithmonë vëllai im i vogël, ti je gjysma ime tjetër dhe gjithmonë ma ke mbushur zemrën me gëzim. Çdo ditë unë do të shikoj qiellin dhe do të të përshëndes si gjithmonë. Do më mungosh shumë vogëlushi im, më shiko dhe më mbro nga lart”, shkruan në Instagram vëllai i tij i madh Enio, 23 vjeç, i njohur në Bienno për punën e tij si elektricist

Javë e zezë!

Kjo është viktima e katërt në një javë në rrugët e Brescias. Të shtunën e kaluar, 18-vjeçarja Matilda Agnesi humbi jetën pasi doli nga rruga me motorin që kishte marrë si dhuratë për ditëlindje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese