Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja e minatorit në galeritë e kromit në Bulqizë, policia shoqëron në komisariat disa persona përgjegjës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Vdekja e minatorit në galeritë e kromit në Bulqizë, policia

Janë shoqëruar disa persona në lidhje me vdekjen e minatorit 29-vjeçar ditën e sotme në një nga galeritë e kromit në zonën e njohur si Thekën në Martanesh.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e sotme ku një minator humbi jetën teksa ishte duke punuar. Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se dy minatorët me detyrë vagonist ishin në frontin e punës në momentin që një masiv gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë. Për pasojë 29-vjeçari Armand Peshku humbi jetën në vend, ndërsa minatori tjetër, 40 vjeçari Hajdar Bala mbeti i plagosur rëndë. 40-vjeçari u dërgua u transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa policia doli me një njoftim zyrtar në lidhje me vdekjen e minatorit, nuk ka ende një njoftim mbi arrestimin e disa personave.

Vdekja e minatorit në galeritë e kromit në Bulqizë, policia
Viktima, Armand Peshku



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese