Administratori i galerisë së kromit në zonën e njohur si Thekën në Martanesh, ka rënë në prangat e policisë, pas aksidentit të rëndë, ku humbi jetën 29-vjeçari Armand Peshku dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Në pranga ka rënë shtetasi G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.
Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas. 40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë së Bulqizës:
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:
Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.
Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas.
40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.