Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e minatorit në Bulqizë, Policia: Nga një gabim teknik u shemb masivi i gurëve, po hetohen përgjegjësit dhe brigadieri

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e minatorit në Bulqizë, Policia: Nga një gabim teknik u
Ne foto Zini Murati

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në minierat e vendit tonë. 53-vjeçari Zini Murati humbi jetën tragjikisht pasi teksa ishte duke punuar në minierën e Bulqizës një masiv gurësh e zuri poshtë.

Lidhur me këtë ngjarje Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për dy përgjegjësit teknikë dhe brigadierin.

“Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga hetimet e bëra deri më tani ka rezultuar se nga një gabim teknik u shemb një masiv gurësh në galeri dhe si pasojë humbi jetën minatori 53-vjeçar.

Vdekja e minatorit në Bulqizë, Policia: Nga një gabim teknik u
Viktima, Zini Murati

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në minierën e Bulqizës.  53-vjeçari Zini Murati u zu poshtë nga një masiv gurësh. Ai u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo fatkeqësisht ishte pa shenja jete. Dyshohet se minatori ka ndërruar jetë në momentin e aksidentit në minierë ose gjatë trasportimit për në spital.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese