Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e alpinistes kroate/ Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet: Po vijon operacioni për nxjerrjen e turistëve të tjerë

Shkruar nga Newsbomb

Vdekja e alpinistes kroate/ Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet: Po vijon

Ministria e Mbrojtjes ka postuar pamjet nga “Maja e Jezercës”, ku humbi jetën ditën e sotme alpinistja kroate.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se ende ekipi i kërkim-shpëtimit po vijon operacionin për nxjerrjen e turistëve të tjerë. 

"Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar," njofton Ministria e Mbrojtes. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese