Hapësire reklamuese

Aktualitet

VATRA, shqiptarët e Amerikës po kacafyten për karrige, Elmi Berisha çon në gjyq kundërshtarët e vet

Shkruar nga Newsbomb
VATRA, shqiptarët e Amerikës po kacafyten për karrige, Elmi
Elmi Berisha

Organizata Panshqiptare VATRA në Amerikë gjendet në udhëkryq. Debate të forta mes anëtarëve, ndërkohë që sipas një pjese të tyre, kryetarit Elmi Berisha i ka mbaruar mandati statutor. Kryesia, Këshilli, Sekretari, Arkëtari janë jashtë mandatit që i jep statuti i Vatrës.

Gjithë kjo situatë surreale për statusin e një organizatë që më parë ka bërë emër mes Shqiptarëve të Amerikës, apo ka qenë pjesë e diskutimeve dhe tryezave edhe politike në Shqipëri, është diskutuar mbrëmjen e djeshme në Adi Krasta Shoë me dy vatranë, që duket se janë kundërshtarë të politikave të kryetarit Ilmi Berisha. Lekë Mirakaj dhe Ervin Dine, kanë folur me Krastën për mënyrën sesi Ilmi Berisha, kryetar aktual i Vatrës që një pjesë pretendon se është jolegjitim, po vendos diktaturën brenda kësaj organizate.

“Janë vetëm 27 vota. Jemi vetëm 27 delegatë. Dhe ne as votat nuk i numërojmë dot” tha Lekë Mirakaj, një ish i burgosur politik, që persekutimin e tij e ka vuajtur në kohën e diktaturës komuniste në një kasolle në Gradishtë të Lushnjes. Madje ai tha se akuzohet prej një pjese të Vatranëve që mbështesin kryetarin që i ka mbaruar mandati, si një ish-spiun të Ramiz Alisë.

“Unë e kam marrë letrën nga Autoriteti i Dosjeve. Nëse ata kanë pretendime të shkojnë ta marrin” thotë Mirakaj për Adi Krasta Shoë.

Edhe Ervin Dine thotë se ai akuzohet nga një pjesë e vatranëve se po përdor metoda të nëndheshme për të shkatërruar Vatrën.

“Nuk po kërkojmë asgjë. Po kërkojmë që të mblidhet kuvendi dhe aty të vendoset se kush do të jenë strukturat e reja” thotë Dine.

Ilmi Berisha, kryetari në detyrë i Vatrës nuk takohet me kundërshtarët e vet. Shkak sipas tij, që ia ka thënë edhe Dines në biseda personale, është këshilla që i kanë dhënë avokatët e vet, meqënëse çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave të Vatrës, ka mbërritur në Gjykatë.

“Beri një perpjekje ambasadori Mal Berisha me një memorandum mirëkuptimi mes palëve. Që të gjenim një të mesme të përbashkët. Por zoti Berisha nuk pranon” tha Mirakaj.

E kështu, punët e Shqiptarëve të Amerikës shkojnë keq e mos më keq. Kush duhet të jetë kryetar, kush duhet të ketë një vulë, e kush duhet të ketë mandat, duket se është çështja për të cilën edhe shqiptarët e Amerikës po kacafyten mes vedit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese