Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Vatikani” i Bektashinjve në Shqipëri me alkool e pa rregulla bën bujë në Turqi

Shkruar nga Newsbomb
“Vatikani” i Bektashinjve në Shqipëri me alkool e pa
Baba Mondi dhe Edi Rama

Një ndër lajmet më të bujshme  të fundjavës që lamë pas ka qenë krijimi i një shteti me stilin e Vatikanit në Shqipëri. Prestigjozja “New York Times” i kushtoi një artikull të gjatë krijimit të një shteti Bektashi në Tiranë, i cili do të ketë një stil shteti mysliman dhe do të drejtohet Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Në lidhje me këtë foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh së dëshiron që t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare

Plani i kryeministrit Rama për të krijuar shtetin e parë të pavarur islamik në Tiranë ka zënë së fundmi edhe faqet e para të mediave turke. Ka qenë gazeta e njohur turke “Hurriyet” ajo e cila i ka kushtuar një artikull të gjatë planit të kryeministrit shqiptar sa i përket krijimit të këtij shteti.  

“Vatikani” i Bektashinjve në Shqipëri me alkool e pa

Sakaq kujtojmë se kreu i qeverisë shqiptare ditën e djeshme zhvilloi një takim “kokë më kokë” në Nju Jork me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Nuk dihet deri më tani nëse krijimi i këtij shteti brenda Shqipërisë ka qenë temë e diskutimit mes dy liderëve të dy vendeve apo jo.

Ndërkohë shtojmë se shteti i propozuar, që pritet të jetë sa një e katërta e qytetit të Vatikanit, do t'i mungojnë tiparet tradicionale sovrane si ushtria, rojet kufitare ose gjykatat. Kryeministri Rama më herët tha se planet do të shpallen së shpejti, mirëpo zbatimi do të marrë kohë.

Ndërkohë në këtë shtet do të lejohet alkooli, gratë do të vishen ashtu si dhe ato duan dhe nuk do të ketë rregulla sa i përket stilit të jetesës.

"Zoti nuk ndalon asgjë, prandaj na dha mendjen", tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur edhe si Baba Mondi, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë në vendin tonë treguan se bektashinjtë përbënin 115,000 nga 2.4 milionë banorët e vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese