Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Valixhe me miliarda lekë, çanta me flori, makina të blinduara dhe ora deri në 500 milionë lekë! FOTO: Çfarë u gjeti SPAK bosëve të krimit

Shkruar nga Newsbomb
Valixhe me miliarda lekë, çanta me flori, makina të blinduara
Pasuria qe SPAK u sekuestroi boseve te krimit

Pasuri me vlerë të përafërt deri në 4.5 milionë euro ose rreth 5 miliardë lekë shqiptare janë sekuestruar nga gjatë një operacioni të madh të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me autoritetet e huaja të zbatimit të ligjit.

Bëhet fjalë për bastisjet e shtëpive dhe bizneseve të anëtarëve të 7 grupeve kriminale, për të cilët janë prerë 50 urdhër-arreste, ndërsa nga kontrollet e RENEAS janë zbuluar miliarda lekë cash, çanta me flori, ora luksoze deri në 500 milionë lekë dhe makina të blinduara. (SHIKO GALERINË NË FUND TË ARTIKULLIT)

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku  përfshihen:

- 2.996.760 Euro cash;

- Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

- Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

- Armë zjarri;

- Targa të përshtatura automjetesh;

- Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

- Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin e fundit që ka zgjatur më shumë se 20 orë dhe ku janë angazhuar 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë operacion.

SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje  gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në total janë lëshuar 50 urdhër-arreste, ndërsa janë kryer veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese