Gërvishtja e mjeteve ka sjellë dhe konfliktin mes dy shtetasve këtë të enjte. Mësohet se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasit e identifikuar si Fatjon Dauti dhe Marjo Barami kanë debatuar me njëri-tjetrin pasi të afërmet e tyre kishin përplasur mjetet.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy vajza kanë përplasur mjetet dhe më pas kanë qenë dy të rinjtë të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe janë konfliktuar me sende të forta.
Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta, ku si pasojë ka mbetur i plagosur Dauti i cili po dërgohet me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes blutë e Tiranës kanë gjetur dhe një armë zjarri për të cilën po punojnë me qëllim gjetjen e poseduesit të saj.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftimi i plotë i Policisë.