
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar në Devoll, ku dyshohet se një i moshuar ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare.
Dyshohet se shtetasi Zenel Rushitaj, 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll jo vetëm e ka ngacmuar, po ka dyshime se mund të ketë ngacmuar edhe fizikisht pasi e mitura ka shenja në trup.
Vajza pritet që t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, nga ku do të dalë në dritë nëse vajza mund të jetë abuzuar seksualisht nga i moshuari.
Sakaq, burime për media bëjnë me dije se 64-vjeçari, e ngacmonte vajzën duke i shkruar mesazhe në telefonin e gjyshit.
Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon vajzën, por ditën e djeshme në prani të prindërve dhe psikologes ajo ka bërë denoncimin në polici.
“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, njoftoi policia më herët.