Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vajza e tij e mitur e akuzoi për abuzim seksual, Gjykata e Durrësit lë në burg 48- vjeçarin Bledar Nako

Shkruar nga Newsbomb
Vajza e tij e mitur e akuzoi për abuzim seksual, Gjykata e Durrësit
Foto ilustruese

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 48- vjeçarin Bledar Nako, i cili u arrestua dy ditë më parë pas akuzave nga vajza e tij se kishte abuzuar me të që prej 4 vitesh.

Seanca gjyqësore u zhvillua ditën e sotme me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se i akuzuari Bledar Nako u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca u ndërprere pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja.

Pas nisjes sërish, Gjykata vendosi masën arrest me burg për 48 vjeçarin, ndërsa ai i ka mohuar akuzat e të bijës.

Kujtojmë se 48 vjeçari Bledar Nako u arrestua këtë të martë, pas denoncimit nga vajza e tij se ai ka abuzuar seksualisht me të që prej 4 vitesh. Në dëshminë që vajza ka dhënë para hetuesve në Komisariat, ka thënë se abuzimi ndaj saj ka filluar që në moshën 11 vjeçare dhe se babai i saj e kryente këtë veprim, pasi familjarët e tjerë largoheshin nga shtëpia.

Akuzat e vajzës janë mohuar nga Nako, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe e ëma e vajzës, e cila është shprehur se nuk ka dijeni për këtë ndodhi dhe sipas saj, vajza mund të jetë duke gënjyer për ngjarjen e supozuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese