Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ushtronte dhunë në familje, arrestohet 48-vjeçari në Lezhë, qarkullonte me lëndë narkotike procedohet në gjendje të lirë 22-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Ushtronte dhunë në familje, arrestohet 48-vjeçari në
Policia e Lezhës

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në flagrancë në qytetin e Lezhës.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 48-vjeçari me iniciale A. K. ka ushtruar dhunë në familje.

Gjithashtu, 22-vjeçari me iniciale Gj. F., është duke u proçeduar në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij është gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Dy persona janë marrë nën akuzë, një prej të cilëve u arrestua nga Policia e Lezhës, me akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe dhunës në familje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (21 mars) se arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin A. K., banues në Lezhë, për veprën penale “dhunë në familje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese