
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar ditën e sotme udhër-arrest për Shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka.
Për të ekzekutuar urdhrin e ndalimit të prokurorisë, kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) si dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP), të cilët janë përballur me refuzimin e Roven Zekës, siç raporton EuroNews Albania.
Zeka ka tentuar të largohet me vrap ndërsa është ndaluar nga agjentët e AMP-së.
Gjithashtu urdhër-arreste janë lëshuar dhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë gjyqësore pranë Policisë së Shtetit, Edison Tabakun.
Roven Zeka, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku akuzohen për veprat penale korrupsion e shpërdorim detyre pasi dyshohet se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
Sipas asaj që raporton BalkanWeb, zyrtarët e policisë kanë hyrë në kontakte nga bashkëshorti i një shtetase, e cila është përfshirë në aksident.
Sipas burimeve për media, Zeka ka qenë në përgjim atë kohë lidhur me një ngjarje tjetër teksa kjo bisedë është zhvilluar. Në përgjime është konstatuar se personi ka ofruar para zyrtarëve të Policisë së Shtetit për të mbyllur në favor të bashkëshortes së tij çështjen në fjalë.