Hapësire reklamuese

Aktualitet

UNUM Festival, policia nuk i “fal” mysafirët, u gjen drogë e ekstazi, i arreston e procedon për përdorim narkotikësh

Shkruar nga Newsbomb
UNUM Festival, policia nuk i “fal” mysafirët, u gjen drogë
Foto nga festivali

UNUM Festival promovohet si risi në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Vetë kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Lezhës e promovojnë si një ngjarje të madhe turistike. Mbi 20 mijë vetë nga vende të ndryshme të botës janë të rinjtë që zgjedhin të ndjekin për ditë me radhë festivalin, duke e kthyer zonën në një atraksion të rëndësishëm turistik, por edhe “i japin një dorë” zhvillimit ekonomik të zonës, pasi shumica e atyre që organizohen dhe vijnë nga jashtë qëndrojnë në hotelet e Shëngjinit.

Por jo gjithçka shkon fjollë, pasi në të tilla festivale, kushdo e merr me mend se shiten substanca narkotike. Policia e shtetit nuk ka toleruar.

Ndaj, në njoftimin e fundit të saj shkruan se ka organizuar një aksion në kuadër të “Tempulli 3” ku janë arrestuar 3 persona, e janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë. Janë të gjithë të rinj që kanë marrë pjesë në këtë festival dhe janë kapur në qarkullim në aksin “Lezhë – Shëngjin”.

Policia nuk ka ndërhyrë brenda festivalit. Por ama, sapo të rinjtë dalin prej festës, kontrollet janë të shtuara, si për pijet alkoolike, ashtu edhe për përdorimin e drogërave. Dhe mes të ndaluarve, ka edhe shtetas të huaj.

Ndaj kujdes, e përdorni Shqipërinë për argëtim, por kurrsesi mos neglizhoni forcat e rendit pasi mund të keni probleme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese