UNESCO (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë), ka publikuar një raport që përfshin dyvjeçarin e fundit mbi krimet kundër gazetarëve. Në raport thuhet se një gazetar vdes çdo 4 ditë gjatë dy viteve të fundit.
Nga 162 vrasje në total përgjatë dy vjeçarit të fundit, më shumë së gjysma prej tyre janë kryer në vende të paprekura nga konfliktet e luftës, të verifikuara nga organizata me bazë në Paris. Sipas këtij raporti, thuhet se shumë profesionistë të medias kanë humbur jetën e tyre në vendlindje.
Ata janë vendosur nën shënjestër si pasjoë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ose duke raportuar në protesta. Në raport është thënë se 162 vrasjet e verifikuara të gazetarëve më 2022-2023 përbëjnë “rritje prej 38% në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”.
“Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar”, ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate.
Numri më i madh i gazetarëve të vrarë është regjistruar në 2022 në Meksikë me 19 raste ndërsa në vitin 2023, numri më i madh është regjistruar në Palestinë më 24 raste.
Sipas gjetjeve të raportit, për shumicën e vrasjeve askush nuk bërë përgjegjës. UNESCO-ja ka thënë se shkalla globale e pandëshkueshmerisë në 2024 ka shkuar në 85%, një ulje e vogël në krahasim me 89% në 2018 dhe 95% më 2012.